Ditën e sotme janë arrestuar dy persona në Shkodër. Dy vëllezërit 38-vjeçari me iniciale B.B., dhe 41-vjeçari me iniciale B.B., gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë një 28-vjeçar.
I plagosuri 28-vjeçari me iniciale D.Th., u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









