Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Vek Chanthol, njoftoi se vendi i tij do të nominojë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe.
Ky propozim vjen si falënderim për rolin e Trump në zgjidhjen e konfliktit kufitar mes Kamboxhias dhe Tajlandës, i cili përfundoi me një armëpushim të nënshkruar më 28 korrik në Malajzi.
Chanthol po ashtu vlerësoi angazhimin e Trump në uljen e tarifave amerikane mbi produktet kamboxhiane, duke ndihmuar sektorin e rëndësishëm të veshjeve dhe këpucëve të vendit.
Ndërhyrja e Trumpit u cilësua vendimtare për përfundimin e përplasjeve që shkaktuan dhjetëra viktima dhe lëvizje masive të popullsisë në zonën kufitare.








