-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Hoxha takon ambasadorin britanik, fokus te pasuritë e krimit

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në qendër të bisedës ishte rikuperimi i aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, si pjesë e Planit të Përbashkët të Masave për luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri theksoi rëndësinë e funksionalizimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, një objektiv i rëndësishëm për integrimin europian të vendit.

Mbretëria e Bashkuar pritet të ofrojë mbështetje për trajnime, bashkëpunim operativ dhe zhvillimin e databazave analitike për ndjekjen e pasurive me origjinë të dyshimtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit