Policia Rrugore e Shkodrës gjatë dy javëve të fundit ka arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë. Gjithashtu ka vendosur 2227 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjobat janë:
703 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
688 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
333 masa për parakalime të gabuara
153 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
131 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
124 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve
43 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit
40 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
12 masa për përdorim të xhamave të errësuar
Ndërkohë policia apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, parakalimet e gabuara dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.









