Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga Thethi, ku shfaqet një çift që kurorëzon martesën përpara kishës së famshme të zonës.
Pamjet vijnë pas ndërhyrjes së IKMT-së, e cila prishi disa ndërtime pa leje që kishin zënë hapësirat publike përreth.
“Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke theksuar transformimin vizual të zonës pas lirimit të territorit të zaptuar ilegalisht.