-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria përkrah SHBA dhe Perëndimit kundër kërcënimeve të Iranit

Kryesoret

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe disa vendeve europiane duke dënuar hapur kërcënimet dhe veprimet e paligjshme të Iranit në territoret e tyre.

Tirana zyrtare ka nënshkruar një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i bëhet thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë menjëherë këto veprime.

Në deklaratë theksohet se shërbimet iraniane të inteligjencës janë përfshirë në përpjekje për atentate, rrëmbime dhe ngacmime ndaj gazetarëve, disidentëve dhe zyrtarëve në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke bashkëpunuar edhe me rrjete kriminale ndërkombëtare.

Shtetet firmëtare shprehen të bashkuara kundër këtyre kërcënimeve dhe zotohen për më shumë bashkëpunim për t’i parandaluar.

Kujtojmë që në vitin 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas një sulmi kibernetik të sponsorizuar nga shteti iranian, që goditi institucionet tona shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit