-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

Kryesoret

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson.

Bëhet fjalë për preferencën për të pasur makina me motor të fuqishëm. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri, 27.8% e totalit të automjeteve të pasagjerëve në vend, janë mbi 2 mijë kubikë, për vitin 2024, ku numërohen sipas fuqisë vetëm makinat që funksionojnë me naftë.

Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve.

Përveç Shqipërisë, peshën mbi 2 mijë kubikë të makinave me naftë/totalit të automjeteve që qarkullojnë, e kanë dhe Letonia (25.7%) dhe Lituana (20.9), të nxitura nga kushtet klimatike të ashpra dhe distancat e mëdha midis qyteteve. Pas tyre renditet Estonia (18.6%).

Edhe në Kosovë, preferenca është për makina të mëdha, me motorët mbi 2 mijë kubik që zënë 16.6% të totalit. E kundërta konstatohet në Serbi, me vetëm 3.8%, ose në Turqi me 1.3%.

Në Shqipëri, nga 567 mijë automjete me naftë, 215 mijë janë mbi 2 mijë kubikë (cm3); 308 mijë ose 40% e totalit të automjeteve janë 1400 cm3 – 1999 cm3 dhe 5.5% nën 1399 cm3.

Në “kryesimin” e Shqipërisë ndikon dhe fakti që pjesa më e madhe e automjeteve në vend janë me naftë, me 74% të totalit, një ndër më të lartat në Europë. Në Europë mbizotërojnë makinat me benzinë që ndotin më pak ambientin dhe ato elektrike.

Psh, Holanda ka vetëm 0.6% të automjeteve për pasagjerë me fuqi mbi 2 mijë kubik dhe vetëm 7.4% të automjeteve totale me naftë, ndërsa 65.5% i ka me benzinë dhe pjesa tjetër me energji alternative. Ndërsa në Shqipëri, me benzinë janë vetëm 16.5% e mjeteve.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit