Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
Mjeti me targë AB057PX me drejtues Adriatik Bino duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me shtyllën elektrike.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesit të mjetit iu krye dy herë testi i alkolit ku i pari doli 1.1( mg/l ndërsa testi i dytë 1.28mg/l.