Një gjykatë në Bogota ka dënuar ish-presidentin kolumbian, Álvaro Uribe, me 12 vite arrest shtëpie, pasi u shpall fajtor për manipulim të dëshmitarëve dhe mashtrim.
Përveç dënimit me arrest shtëpie, Uribe është ndaluar të mbajë poste publike dhe është gjobitur me 578 mijë dollarë.
Ai ka deklaruar pafajësinë e tij dhe tha se do të apelojë vendimin, duke e cilësuar procesin si një përpjekje për të “shkatërruar një zë të opozitës demokratike”.