Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake ka bërë publike diagnozën e tij me “Lyme disease”, një sëmundje e rrezikshme që transmetohet nga pickimi i rriqrave.
Në një postim në profilin e tij, 44-vjeçari rrëfeu se prej kohësh ka vuajtur nga lodhje ekstreme, dhimbje nervore dhe probleme të tjera shëndetësore gjatë turneut të tij dyvjeçar.
“Kur mora vesh diagnozën, u trondita. Por më në fund kuptova pse ndihesha kaq keq në skenë”, shkroi këngëtari.
Ai shtoi se e kishte menduar të ndalonte koncertet, por vendosi të vazhdojë për shkak të dashurisë për muzikën.








