-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër, Meloni reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Kryesoret

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka kritikuar ashpër Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJDE), pasi kjo e fundit dha një vendim që konsiderohet si goditje për planin e saj për të frenuar emigracionin e parregullt. Në vitin 2023, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të përpunimit të kërkesave për azil, të menaxhuara nga autoritetet italiane në Gjadër dhe Shëngjin.

Vendimi i GJDE-së, i shpallur të premten, i jep të drejtë shteteve anëtare të BE-së që të shpallin një vend si të sigurt për kthim, por kërkon që kjo të bëhet në mënyrë transparente, e argumentuar dhe e hapur ndaj sfidave ligjore.

“Ligji i BE-së nuk e ndalon një shtet anëtar të përcaktojë një vend të tretë si të sigurt, por ky përcaktim duhet të jetë subjekt i shqyrtimit efektiv gjyqësor”, tha gjykata.

Meloni reagoi menjëherë duke akuzuar gjykatën për ndërhyrje në politika që, sipas saj, u takojnë qeverive dhe parlamenteve sovrane.

“Ky është një vendim që dobëson politikat për të luftuar emigracionin e paligjshëm në masë dhe për të mbrojtur kufijtë kombëtarë”, tha zyra e saj në një deklaratë.

Kryeministrja shtoi se vendimi “rrezikon të zvogëlojë edhe më tej hapësirën tashmë të kufizuar të autonomisë së qeverisë dhe parlamentit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit