Pas një vlerësimi të performancës së strukturave vendore, Partia Socialiste ka kryer ndryshime në drejtimin e disa njësive administrative dhe rajoneve të qytetit Fier.
Sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama dhe në koordinim me drejtuesen politike të qarkut, janë zëvendësuar drejtuesit në 5 njësi dhe në 1 nga 4 rajonet e qytetit.
Ndryshimet synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e eficiencës së administratës.
PS njofton se ristrukturimi do të vijojë edhe në nivele të tjera të bashkisë dhe institucioneve vendore në Fier.