-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD për aksionin e sigurinë ushqimore: Rama po i jep goditjen finale prodhimit vendas

Kryesoret

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli është ndalur tek aksioni i sigurisë ushqimore. Vangjeli e cilëson aksionin si një ultimatum të Edi Ramën që nuk siguron sigurinë ushqimore, por dëmton rëndë fermerët dhe prodhimin vendas.

“Mungesa e sigurisë ushqimore në thelb shkaktohet nga politikat e gabuara të shtetit dhe keqorientimi ndër vite i prodhuesve vendas. E vërteta është se siguria ushqimore nuk garantohet përmes faturave tatimore.

Ajo kërkon: analiza mikrobiologjike, kimike dhe fiziko- kimike; inspektime në vend për kontrollin e afatit, kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, monitorim të temperaturës, vlerësimin organoleptik nga profesionistë, marrjen e mostrave nga tregu etj., si këto. Dhe kur shteti dështon në përmbushjen e këtyre detyrave të tij, fillon raprezalje duke u marrë edhe me rigonin e Bardhës…

Ky është standardi i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, që po rrezikon shitjen e produkteve të blegtorëve të vegjël duke i destinuar ata të tërhiqen plotësisht nga mbarështrimi i bagëtive dhe jo vetëm, e duke favorizuar vetëm importet. Por për kryeministrin, duket se rëndësi ka vetëm që ‘shfaqja të vazhdojë’, dhe të mbajë të sigurt 82 mandatet produkt i farsës elektorale.”, shprehet Vangjeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit