-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL kundër 17 kullave në Farkë: Strategji plaçkitjeje, pa transparencë

Kryesoret

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj projektit për ndërtimin e 17 kullave dhe rezidencave private në zonën e Farkës, duke e cilësuar si një veprim pa transparencë dhe të nxitur nga interesa klienteliste.

Përmes një deklarate të këshilltarit bashkiak Artan Distafa, PL e konsideron projektin si “strategji plaçkitjeje”, që përjashton qytetarët dhe institucionet vendore nga vendimmarrja.

Sipas PL, ndërtimet e fundit në Tiranë po zhvillohen pa asnjë konsultim publik dhe përbëjnë një krizë të thellë të qeverisjes lokale.

Partia kritikon përqendrimin e pushtetit në duart e qeverisë qendrore dhe të Këshillit Kombëtar të Territorit, të cilin e cilëson si një organ të politizuar dhe autoritar.

PL kërkon ndërprerjen e menjëhershme të lejeve të ndërtimit të dhëna pa transparencë, rikthimin e kompetencave vendore dhe një auditim të pavarur për lejet e dhëna në dekadën e fundit.

“Nuk do të rrimë më të heshtur ndërsa qytetet tona betonohen pa ajër dhe pa jetë,” thuhet në deklaratë. “Shqipëria është për qytetarët, jo për klientelën e radhës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit