Pas dënimit të presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, me një vit burg dhe ndalim politik për 6 vjet nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbia reagoi me forcë.
Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se vendimi është i padrejtë, politikisht i motivuar dhe shkel Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Dejtonit.
Në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç kërkoi që të gjitha institucionet serbe të mbajnë një qëndrim të përbashkët dhe deklaroi se Serbia nuk e pranon vendimin.
Ai gjithashtu tha se Serbia po përballet me sfida të mëdha, të ngjashme me ato të vitit 2008, dhe kritikoi ndikimin politik pas vendimit.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe situata në Kosovë, ku Vuçiç akuzoi kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, se do të përpiqet të diskreditojë Listën Serbe para zgjedhjeve lokale të tetorit.









