Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës. Dëbora ka shkuar deri të 50 cm në disa zona dhe më shumë se 10 cm shi priten në zona të tjera.
Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit, raportuan mediat e huaja. Ndërsa shteti fqinj i Queensland përjetoi reshjet e para të borës në një dekadë.