Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës. 26-vjeçari Itles Sula ka plagosur disa herë me thikë nënën e tij në banesën e tyre.
50-vjeçarja me iniciale N.S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën. 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.
Ndërsa 26-vjeçari kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Ai mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.