Të paktën 54 migrantë, shumica etiopianë, kanë humbur jetën në brigjet e Jemenit pasi një barkë me 150 persona u përmbys për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Autoritetet lokale konfirmuan fillimisht 27 viktima, por numri i të vdekurve u rrit ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
Jemeni, ndonëse i përfshirë në luftë që nga viti 2014, mbetet një pikë kalimi për mijëra migrantë afrikanë që synojnë vendet e Gjirit.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raporton se vetëm në vitin 2024, mbi 60 mijë migrantë kanë hyrë në Jemen, shpesh duke rrezikuar jetën përmes rrugëve detare të rrezikshme.









