Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh i tronditur nga videot propagandistike të Hamasit që tregojnë dy pengje izraelite në gjendje të rënduar.
Ai tha se këto pamje dëshmojnë se Hamasi nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Gazës.
Megjithatë Merz theksoi se Izraeli nuk duhet të ndërpresë ndihmën humanitare për civilët palestinezë, pavarësisht cinizmit të Hamasit, pasi Gaza po përballet me një krizë të thellë ushqimore.