Rebelët Houthi në Jemen njoftuan se sulmuan me tre dronë tri objektiva në Izrael, përfshirë portin e Haifës, si dhe dy pika ushtarake në Tel Aviv dhe Ashkelon.
Zëdhënësi i grupit, Yahya Saree, tha për televizionin Al Masirah se sulmet arritën qëllimet e tyre dhe janë pjesë e mbështetjes së tyre për palestinezët në Rripin e Gazës.
Houthitë paralajmëruan se do të vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit deri në përfundimin e operacionit ushtarak në Gazë.
Që nga nëntori 2023, ata kanë goditur edhe anije civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke penguar lëvizjen e forcave izraelite në këtë rajon strategjik.









