Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ka ushtruar kontrolle nga Komani në Ksamil. Gjatë kësaj jave policia ka bllokuar 20 mjete lundruese, ku janë 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
Ndërsa 8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 personave që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.