-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mickoski reagon për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nuk i vura re, por do t’i hetojmë

Kryesoret

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Mickoski gjatë një prononcimi ka thënë se ka qenë i pranishëm në sallë, por nuk i ka vënë re tifozët që brohoritën thirrjet.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen. Mickosi shtoi se Prokuroria maqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

“Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit