Policia Rrugore e Tiranës gjatë kësaj jave ka proceduar penalisht 21 drejtues mjetesh për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve.
Ndërsa 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës, si dhe 45 persona janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.