-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK çon në gjykatë 5 të pandehur për blerje votash në Rrogozhinë

Kryesoret

SPAK ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për korrupsion zgjedhor në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve vendore 2023.

Mes tyre është edhe ish-kandidati i PD-së, Shkëlqim Hoxha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Sipas hetimeve, të pandehurit kanë siguruar bileta udhëtimi për votues të ardhur nga jashtë, në të paktën 64 raste, me qëllim ndikimin në votë.

SPAK thotë se Hoxha ishte në dijeni të skemës por nuk e raportoi.

Çështja nisi nga referimet e Policisë së Durrësit dhe është bashkuar me një tjetër dosje për shkak të lidhjes mes fakteve dhe personave të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit