Në një “street party” në qendër të Los Angeles, dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga të shtënat me armë gjatë natës.
Policia lidh ngjarjen me aktivitetet e bandave në zonë. Festa, ku ishin rreth 60 persona, po zhvillohej pranë një depoje dhe po festohej një ditëlindje.
Një burrë 29-vjeçar dhe një grua 52-vjeçare humbën jetën, ndërsa disa të tjerë janë në gjendje kritike por jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet vijojnë hetimet dhe nuk ka arrestime deri tani.