Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff mund të udhëtojë për në Rusi më 6 ose 7 gusht.
Ky është afati i fundit që Trump i ka vendosur Rusisë për të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose të përballet me sanksione.
“Do të ketë sanksione, por ata duket se janë të zotë për shmangien e tyre”, tha Trump.
“Janë të shkathët dhe dinë t’i shmangin mirë sanksionet, ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.