Një 55-vjeçar me iniciale Xh.Ç., u arrestua pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël dhe bimëve dhe pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









