Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde në Gjykatën Kushtetuese.
Osmani tha se ky vendim u mor pasi institucionet e sigurisë kanë dhënë informacione zyrtare për veprimtari të dyshuara të Labanit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, duke e cilësuar përfshirjen e tij si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit.
Radomir Laban është anëtar i Gjykatës Kushtetuese i propozuar nga Lista Serbe dhe me precedent penal për marrje ryshfeti në Serbi, ku u dënua me 6 vjet burg.
Ai u emërua nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2018.