Presidenti amerikan Donald Trump riktheu në fokus mundësinë e vendosjes së tarifave deri në 35% ndaj produkteve të Bashkimit Evropian, nëse BE nuk përmbush angazhimet për investime në SHBA.
Ai kujtoi se tarifa të mëparshme u ulën pas investimeve prej 600 miliardë dollarësh nga BE-ja.
Në të njëjtën kohë, Trump shprehu besimin se SHBA dhe Kina janë “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje tregtare brenda këtij viti, duke theksuar marrëdhëniet e mira personale me presidentin kinez Xi Jinping.
Gjithashtu, Trump paralajmëroi rritjen e tarifave ndaj Indisë për shkak të blerjeve të naftës ruse, duke e akuzuar Indinë për mosbalancim në marrëdhëniet tregtare me SHBA-në.