Policia e Tiranës ka shpallur 36-vjeçarin Klodian Steli, banues në Fushë Krujë. 36-vjeçari me 24 korrik në rrugën “Peti” ka vendosur një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës.
Pas hetimeve policia arriti ta identifikojë autorin dhe ka gjetur edhe makinën me të cilin ai lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.