-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës, autori e qëllon nga afër me pistoletë

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka si pistë kryesore hakmarrjen në ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshajt. Policia ka marrë në pyetje 12 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sipas të dhënave, Frrok Lleshaj është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt.  Dyshohet se autori është larguar me motoçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit.

Pista kryesore është hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera në fillim të vitet ’90, ku deri tani janë pesë viktima.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim të viteve ’90, ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj, me të cilin nisi konflikti, si dhe një person tjetër nga Puka.

Ngjarja e parë ndodhi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Asokohe u tha se i riu ishte vrarë nga policia greke në rrethana të paqarta, por familja e Frrok Lleshajt dyshonte se pas ngjarjes fshiheshin kushërinjtë e tij.

Disa vite më vonë, dyshohet se Frrok Lleshaj mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kushëririn Dodë Lleshaj. Megjithatë, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, për të cilin e pranoi autorësinë në gjykatë dhe u dënua me 25 vite burg.

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshajt. Ai kishte dalë nga burgu në vitin 2023. Pas daljes nga burgu, ishte braktisur nga familja, gruaja dhe fëmijët, dhe jetonte i vetëm në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori.

Ekzekutimi i Frrok Lleshajt, pista kryesore gjakmarrja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit