Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se trupat ukrainase po luftonin kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme.
Zelensky u shpreh se bëhet fjalë për “mercenarë” nga vende përfshirë Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Afrikës, dhe u zotua për një përgjigje.
“Ne folëm me komandantët rreth situatës në vijën e frontit, mbrojtjes së Vovchansk dhe dinamikës së betejave”, ka shkruan Zelensky.
Ai shtoi se “Luftëtarët tanë në këtë sektor po raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi”.