Mesditën e djeshme një aksident detar ka ndodhur pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi.
Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf me shtatë persona në bord, gjashtë nga Kosova dhe një amerikan është përplasur me një breg shkëmbor.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autoritetet e Portit të Ormos Panagias kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.