-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli lë në burg dy drejtues të Bankers, hetimet zbulojnë skemë mashtrimi me TVSH

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe administratorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao, të akuzuar për mashtrim me TVSH-në dhe fshehje të të ardhurave. Prokuroria e Fierit ka ngritur 14 masa sigurie në kuadër të hetimeve për skema mashtrimi që dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëme përmes bilanceve fiktive me humbje, gjatë viteve 2004–2024.

Kompania ka deklaruar rregullisht humbje pavarësisht qarkullimit mbi 532 miliardë lekë, duke përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së. Në një reagim zyrtar, “Bankers Petroleum” mohoi akuzat, duke theksuar se ka investuar mbi 4.5 miliardë dollarë në Shqipëri dhe është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e plotë të çështjes.

Hetimet vijojnë për skema të tjera të dyshuara mashtrimi dhe pastrimi parash, ndërkohë pesë persona janë shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit