Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim procedimin penal nr. 229/1/2021 ndaj Bardhi Koçit dhe Pranvera Meshit, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Bardhi Koçi, avokat dhe ish-auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, akuzohet se ka kërkuar dhe marrë ryshfet për të ndikuar në vendimet e gjyqtarëve dhe ekspertëve.
Ndërkohë, Pranvera Meshi akuzohet për ndikim të paligjshëm dhe po gjykohet gjithashtu për falsifikim dokumentesh shëndetësore.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe faktet e lidhura me këtë çështje.