Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në vjeshtë do të nisë aksioni opozitar për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Ai e theksoi se largimi i Ramës është kushti i vetëm që qytetarët të mund të zgjedhin qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre të lirë.
Berisha e cilësoi situatën aktuale si një diktaturë autokratike, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin dhe narkotrafikun.
Ai shtoi se PD do të mobilizojë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë, për të mbrojtur votën e tyre.
“PD do të bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë çdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë,” tha Berisha








