Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar situatën e pensionistëve shqiptarë, duke i cilësuar ata si më të keqpaguarit në Europë.
Ai kritikoi shpërndarjen e 100 eurove nga qeveria si një “farsë elektorale” dhe një tentativë për të blerë vota.
Sipas Berishës, pensionistët shqiptarë marrin shumë më pak se ata të vendeve të tjera europiane dhe rajonale, ndërsa theksoi se kjo situatë është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit qeveritar.
Ai solli një statistikë të Eurostat-it që tregon se pensionistët shqiptarë marrin 50% më pak se pensionistët turq dhe janë deri në 7 herë më të varfër se pensionistët evropianë në terma të fuqisë blerëse.