-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit

Kryesoret

Dhomat e Specializuara të Kosovës ne Hage kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Vendimi përfshin dhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.

Gjykata ka vlerësuar se për ish-presidentin Thaçi vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, dhe ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit