Sipas Shërbimit Meteorologjik dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira mesatare, të cilat në mesditë do të shtohen përkohësisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes, ku parashikohen reshje të dobëta dhe lokale shiu.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare do të arrijë deri në 14 m/s.
Deti do të ketë një valëzim të lehtë, me forcë 1–3 ballë.