Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën. Si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat që ndodheshin në bord.
Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Mjedisit të vendit. Julius Debra, shefi i Shtabit të Presidentit John Mahama, njoftoi në një konferencë për shtyp se ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boama dhe ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë Ibrahim Murtala Mohammed u vranë tragjikisht në aksident.
Gjithashtu u vranë Alhaji Muniru Mohammed, zv/Koordinatori i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Ministri i Bujqësisë, Samuel Sarpong, nënkryetari i Kongresit Demokratik Kombëtar (NDC), ish-kandidati parlamentar Samuel Aboajye dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
“Është një tragjedi kombëtare”, tha Julius Debra, duke njoftuar se flamujt në të gjithë vendin do të ulen në gjysmë shtizë, pasi është ditë zie në Gana.