Ditën e sotme presidenti rus, Vladimir Putin dhe i dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Witkoff kanë zhvilluar një takim në Moskë. Takimi u mbajt për rreth tre orë.
Putin dhe Witkoff shkëmbyen “sinjale” mbi konfliktin në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në Moskë tha ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov.
Ai u tha gazetarëve se Putin dhe Witkoff patën “një bisedë shumë të dobishme dhe konstruktive” dhe diskutuan disa tema, duke përfshirë konfliktin në Ukrainë, marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe perspektivat për bashkëpunim strategjik.
“Disa sinjale u transmetuan mbi çështjen ukrainase” nga Putini dhe se “sinjale përkatëse u morën edhe nga Presidenti Trump”, tha ai.
Më pas ai tha se Trump ende nuk është informuar për rezultatet e takimit.
“Le të shohim kur Witkoff mund t’i raportojë Trumpit mbi bisedën që u zhvillua sot. Pas kësaj, natyrisht, do të jemi në gjendje t’i plotësojmë komentet e mia me diçka më thelbësore”, tha Witkoff.








