Policia ka vënë në pranga Ilir Pujo, 56 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si shkaktari i aksidentit tragjik të ndodhur më 6 gusht tek rrethrrotullimi i fshatit Levan.
Sipas njoftimit zyrtar, Pujo përplasi automjetin e drejtuar nga 51-vjeçari Luftar Braçe, i cili humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Në aksident mbetën të plagosur vetë drejtuesi Pujo dhe katër pasagjerë nga të dy automjetet, ndërsa dy prej tyre janë larguar nga spitali pas ndihmës së parë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.