Ditën e nesërme përfundon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e cila u ndaloi deputetëve të zgjedhur çdo veprim, apo vendim për konstituim të Kuvendit.
Me anë të një postimi Ambasada Britanike në Kosovë u ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.
Ambasada shprehet se aftësia e gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, shkruan ambasada në facebook.