Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar publikisht qeverinë dhe disa drejtues lokalë për shkelje të rëndë të ligjit elektoral, përmes inaugurimeve dhe promovimeve publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi Zgjedhor.
Ai përmendi rastet e kryetares së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako – të cilën e krahasoi me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, duke i akuzuar për përdorim politik të projekteve publike në funksion të fushatës së 11 majit.
Berisha publikoi data konkrete të aktiviteteve të zhvilluara në janar 2025 në të dy bashkitë dhe tha se këto shkelje përbëjnë një “farsë elektorale” në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra. Ai kërkoi edhe heqjen e mandatit për Ervin Demon.









