Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se “Çarja e bllokadave vazhdon”.
Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që shkelin ligjin dhe cënojnë hapësirat e dedikuara për qytetarët.