-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale

Kryesoret

Protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, e cila po gjykon krerët e UÇK në Hagë është mbyllur. Në protestë folën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë. Ahmeti tha se e kush i mban të mbyllur në burg krerët e UCK-së është kundër stabilitetit në rajon.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.

Ndërsa Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së tha se Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike.

“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë të vërtetën historike. Kjo gjykatë me përzgjedhje selektive, vetëm për krimet e shqiptarëve, po synon ta përmbys historinë e Serbisë. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rreme sikur Kosova ishte çliruar nga kriminelët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me NATO-n e kanë çliruar Kosovën nga kriminelët serbë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit