Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, por nuk dëshiron ta qeverisë atë.
“Ne synojmë të marrim kontrollin për të garantuar sigurinë tonë, për të larguar Hamasin nga aty, për t’i mundësuar popullsisë të çlirohet nga Hamasi dhe për ta kaluar nën qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe që nuk përfaqëson asnjë që synon shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu në një intervistë në Fox News.
Ai shtoi se Izraeli kërkon një perimetër sigurie dhe dëshiron t’ia kalojë qeverisjen forcave arabe.
“Nuk duam ta mbajmë atë. Duam një perimetër sigurie. Nuk duam ta qeverisim. Nuk duam të jemi aty si autoritet qeverisës”, tha Netanyahu.