Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur në Prishtinë. Me anë të një postimi Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë zërit të tyre.
“Jemi pa fjalë. Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj! Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo. Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht: faleminderit!”, thuhet në reagim.
Në fund organizata përmbylli mesazhin e saj me një thirrje simbolike për drejtësi: “Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot.”









