Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo protestë është organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale.
Nga Maqedonia e Veriut, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së kundër Speciales dhe do t’iu drejtohet të pranishmëve edhe me një fjalë rasti.