Kryetari i bashkisë së Villeneuve-de-Marc, Gilles Dussault, dhe djalit të tij. Sipas mediave franceze, sulmi ndodhi pasditen e së mërkurës më 6 gusht, teksa 63-vjeçari kishte dalë për shëtitje me të birin 28-vjeçar në zonën Chemin de la Chapelle.
Autoritetet kanë bërë të ditur se të dy janë goditur me thikë, ndërsa sulmuesi është ende në arrati dhe kërkohet nga policia.
Ndërkohë kryebashkiaku ndodhet në spitalin Édouard-Herriot në Lyon dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa djali i tij, i cili ka pësuar lëndime më të lehta është duke u trajtuar në spitalin e Vienës.








